Ndërron jetë Sekretarja Juridike e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Ndërron jetë Sekretarja Juridike e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

20.02.1961 – 30.11.2022

Mitrovicë, 30.11.2022 – Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Sekretarja Juridike e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Rrahime Maloku.

Rrahime Maloku ka lindur me datë 20.02.1961 në Mitrovicë.

Me datë 24.03.1980 ka filluar punën si Sekretare Juridike në Gjykatën Themelore Mitrovicë, të cilën detyrë e ka ushtruar deri më datën 30.11.2022.

Nënkryetari i Gjykatës Themelore Mitrovicë z.Bekim Veliqi ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjeres, si dhe gjithë stafit të gjykatës.