Gjykata Themelore në Mitrovicë më datë 19.01.2022 aprovoi planin e veprimit për Drejtësinë Procedurale

Gjykata Themelore në Mitrovicë më datë 19.01.2022 aprovoi planin e veprimit për Drejtësinë Procedurale

Grupi Implementues i këtij plani i udhëhequr nga Kryetarja e kësaj gjykate znj.Ljiljana Stevanovic, Aministratorja e gjykatës znj.Lumnije Surdulli dhe Shefi i Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve të kësaj gjykate z.Ismet Berisha, nën mbështetjen e përfaqësuesve të Projektit të Drejtësisë-USAID, znj.Donjeta Pllana dhe z.Refik Jajaga, aprovuan sot planin e veprimit të Drejtësisë Procedurale.
Ky plan paraqet vetëm fillimin e rrugëtimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë drejt përmirësimit të ofrimit të shërbimeve të kësaj gjykate, për të ofruar një përvojë funksionale dhe mikpritëse në gjykatë, si dhe për të zgjeruar aftësinë e gjykatës drejt përafrimit me komunitetin.
Në vazhgën e implementimit të këtij plani gjykata do të organizojë takime të rregullta me Grupin e Shfrytëzuesve të Gjykatës ku marrin pjesë pjesëtarë të komunitetit dhe profesionistë të sektorit të drejtësisë, si një vegël për të grumbulluar komente dhe vështrime për të ndihmuar gjykatën në përmirësimin e shërbimeve të ofruara.