Avdulla Mecinaj zgjedhet Gjyqtar Mbikqyrës i Gjykatës Themelore Mitrovicë – Dega Skenderaj.

Avdulla Mecinaj zgjedhet Gjyqtar Mbikqyrës i Gjykatës Themelore Mitrovicë – Dega Skenderaj.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me votim të fshehtë, kanë zgjedhur gjyqtarin Avdulla Mecinaj, Gjyqtar Mbikqyrës të Gjykatës Themelore Mitrovicë – Dega Skenderaj, mandati i të cilit është pesë (5) vjeçar.

Avdulla Mecinaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-dega në Skenderaj.
Gjyqtari ka diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin Juridik Universitetin e Prishtinës.
Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 1988, ndërsa praktiken profesionale e mbajti në vitin 1983-1985 në Gjykatën Komunale Skenderaj.
Në 1986-1990 dhe 2000- 2010 ka ushtruar pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Komunale në Skenderaj.
Në vitin 2012 poashtu u emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Skenderaj, ndërsa nga një Janari i vitit 2013, u emëru gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-dega në Skenderaj, pozitë të cilën ende e mban.
01.01.2013- Vazhdon – Gjyqtar – Dep. Pergjithshem – Gjykata Themelore Mitrovice – dega Skenderaj
01.08.2012 – 31.12.2012- Gjyqtar – Gjykata Komunale Skenderaj
08/08/2000 – 27/10/2010 – Gjyqtar, Gjykata Komunale, Skenderaj
01/10/1986-03/12/1990 – Gjyqtar, Gjykata Komunale Skenderaj
12/03/1985-07/08/1985 – Referent i Shërbimeve Profesionale , Kuvendi Komunal Skenderaj
15/09/1983- 11/03/1985 – Praktikant, Gjykata Komunale Skenderaj
Koha e diplomimit dhe vendi: 07/07/1983 Prishtinë
Provimi i jurisprudencës dhe vendi: 06.10.1988 Prishtinë.