Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Greg Delawie, viziton Gjykatën Themelore të Mitrovicës

Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Greg Delawie, viziton Gjykatën Themelore të Mitrovicës

U.D Kryetari i Gjykatës Themelore Mitrovicë, Ali Kutllovci, mirëpret vizitën e Ambasadorit Amerikan, Greg Delawie.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rep. e Kosovës Z. Delawie i cili vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës (të vendosur në objektin e ish Gjykatës Komunale të Vushtrris), zhvilloi një takim me U.D. Kryetarin Ali Kutllovci , të cilin e informoi në detaje për kushtet, sfidat me të cilat po ballafaqohen Organet e Drejtësis të regjionit të Mitrovicës që nga 20 shkurti 2008.

Ambasadori Amerikan përgëzoi për punën që po e bëjnë këto organe dhe premtoi se do ta kenë mbështetjen tij duke thënë ; ” Ju do ta keni mbështetjen tonë deri sa të jemi këtu, e ne këtu do të jemi gjatë” , citoi Ambasadori Amerikan.