Takim-Prezantim i mbajtur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës për Sistemin Elektronik të Menaxhimit të Lëndeve (SMIL)

Takim-Prezantim i mbajtur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës për Sistemin Elektronik të Menaxhimit të Lëndeve (SMIL)

Në Gjykatën Themelore Mitrovicë me dt. 22.05.2017 u mbajt takimi-prezantimi i përgjithshëm informues nga KGJK dhe KPK në lidhje me zhvillimin, trajnimin dhe implementimin e projektit për “Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Lëndëve – SMIL”.

Në takim u prezentuan arritjet dhe sfidat në zhvillimin dhe implementimin e SMIL-it, ku ndër temat kryesore të këtij takimi ishin:

1. Prezantimi për realizimin e projektit, aktivitetet e realizuara dhe planet për periudhën e ardhshme, si dhe

2. Prezantimi i SMIL-it, demonstrimi praktik se si të përdoret sistemi i SMIL-it, etj.